Aktualitet

Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anije italiane, mes tyre edhe “Libra” që do t’i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anije italiane, mes tyre

Kanë mbërritur në Portin e Durrësit 3 anije italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, e cila do t’i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë.

Në ceremoninë që do të mbahet sot do të marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet. 

Njëra nga anijet që ka mbërritur në Durrës është edhe “Ameriko Vespucci”, e famshme për historinë dhe e kthyer në muze e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë.

Anija tjetër është katamarani “Lo spirito di stella”, që ka për qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH