Aktualitet

Azgan Haklaj nderohet nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së për kontributin e dhënë gjatë dhe pas lufte

Shkruar nga Liberale
Azgan Haklaj nderohet nga Organizata e Veteranëve të

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vlerësuar me një dekoratë ish-deputetin demokrat, Azgan Haklaj për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.

Haklaj, aktualisht kandidat për deputet në listën e “Koalicionit Euroatlantik” për zgjedhjet e 11 Majit, postoi në profilin e tij në Facebook disa foto nga ceremonia e dhënies së dekoratës, duke u shprehur mirënjohës për vlerësimin e dhënë.

Ai falënderon Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë kryetarin e kësaj organizate, z.Hysni Gucati.

Madhështisë i dridhen gjunjt’ para modestisë! Ceremoni modeste por vlerësim i madh për mua! Vlerësim nga tre shkronja të arta të Alfabetit Shqip! UÇK! Faleminderit Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit Hysni Gucati për vlerësimin! Pas dorëzimit të mirënjohjes në zyrat e organizatës një pritje e ngrohtë e vëllazërore tek lokali De Rada në Prishtinë nga pronari miku im i çmuar Fatos Ahmeti!”, shkruan Haklaj.

Në ceremoninë e marrjes së kësaj dekorate, tregon ai, ftesës së tij iu bashkuan edhe dy miq të veçantë: nga Shqipëria, Dr.Bashkim Murati dhe nga Maqedonia e Veriut, Dr.Ilir Hasani.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH