Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thirrur sërish Jurgis Çyrbjen.
Bëhet me dije se Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë. Nga informacionet, dyshohet se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës.
Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.
Kujtojmë se Çyrbja është kallëzuar në SPAK nga deputeti demokrat, Edi Paloka në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Paloka, ka çuar në SPAK ish-deputetin për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.