Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në familje/ Kanosi bashkëshorten dhe djalin se do t'i vriste me hanxhar, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Parandalohet ngjarja kriminale në familje/ Kanosi bashkëshorten dhe

Policia e Tiranë ka parandaluar nje ngjarje kriminale në një familje në kryqytet. Blutë sqaron se një 48 vjeçar që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste me hanxhar. 

Personi u arrestua, ndersa policia sekuestroi mjetin prerës (hanxhar), me të cilin ai kercenonte.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë”, thote policia.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH