Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti i shpërthimit të makinës ku ndodheshin 4 të rinjtë

Shkruar nga Liberale

PAMJE TË RËNDA/ Momenti i shpërthimit të makinës ku

Aksidenti tragjik iu mori jetën katër të rinjve në orët e vona të mbrëmjes në Fushë-Prezë. 

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.

VIDEO e siguruar nga Top Channel:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH