Aktualitet

Padia për shpifje që Adriatik Lapaj ngriti ndaj Agron Shehajt, GJKKO merr vendimin

Shkruar nga Liberale

Padia për shpifje që Adriatik Lapaj ngriti ndaj Agron Shehajt, GJKKO

Seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje të ngritur nga Adriatik Lapaj ndaj deputetit Agron Shehaj është shtyrë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e Shehajt në sallën e gjyqit, për të cilën gjykata deklaroi se ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht. Ndërkohë, paditësi Adriatik Lapaj ishte i pranishëm.

Kujtojmë se Përplasja mes Shehajt dhe Lapajt mori formë ligjore më 2 prill, kur Lapaj dorëzoi pranë SPAK një kallëzim penal për shpifje ndaj Shehajt, pas akuzave të rënda që ky i fundit kishte bërë në drejtim të tij.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e cila është aktualisht nën sekuestro nga SPAK, me dyshimet se shërbente për pastrimin e parave të grupit kriminal “Çopja”.

Ndërkaq Lapaj ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke sqaruar se pagesat ndaj tij lidhen me shërbime ligjore të kryera në cilësinë e avokatit të kompanisë.

 Por megjithatë pavarësisht sqarimeve, Shehaj ka vijuar me akuzat, duke publikuar dokumente që sipas tij provojnë se Lapaj ka qenë i përfshirë në regjistrimin e një prone me vlerë miliona euro, të blerë nga e njëjta kompani në zonën bregdetare. Sipas pretendimeve të Shehajt, vendimi për regjistrimin e kësaj prone është marrë nga Alltun Çela, vjehrri i Lapajt, në kohën kur ky i fundit drejtonte Gjykatën e Sarandës.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH