Aktualitet

"Na pret një verë e NXEHTË", metereologia: Valët e të nxehtit afrikan që në qershor paralajmërojnë një rrezikshmëri…

Shkruar nga Liberale

"Na pret një verë e NXEHTË", metereologia: Valët e

Metereologia e njohur, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit për këtë verë. Sipas saj, na pret një verë shumë e nxehtë, pasi temperaturat e larta kanë nisur që në muajin qershor.

“Këto temperatura kaq të larta, të paktën brigjet mesdhetare dhe Shqipëria, i kemi të pranishme kryesisht korrik dhe gusht. Janë raste shumë të rralla, sikundër ka ndodhur, që të vijnë që në qershor. Le të themi që në kushte ideale, temperatura më e lartë në rang territori për qershorin është 30 gradë. Që do të thotë që ka startuar deri në 38 gradë Celsius java e parë. Aktualisht jemi në vlerën 35-36 gradë.

I gjithë territori shqiptar do të ketë temperatura mbi vlerat normale. Elbasani, Berati, Pogradeci, Gjirokastra dhe Korça, janë zonat me vlerat më ekstreme që ne presim në qershor”, tha Porja në Wake Up. 

Porja tha se juglindja e cila është zona ku gjejmë pak shpëtim, relativisht e freskët, këtë vit do të shënojë temperatura shumë më të larta krahasuar me vlerat normale.

“Korça temperaturën më të lartë e ka 25-26 gradë në qershor dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë rreth vlerës 28-29. Valët e të nxehtit afrikan që në qershor paralajmërojnë një rrezikshmëri shumë të lartë, sepse çfarë do presim më pas nga korriku dhe gushti?

Deri të premten do jemi te vlerat 35-36 gradë, flas maksimumi në rang territori, që do të thotë 36 gradë ne mund t’a presim në qarkun Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërkohë qytetet kryesore përfshirë dhe Tiranën, luhaten nga 32 në 34, të shpërndara në kohë. Parashikohet që nga data 14-15 masa e nxehtë të depërtojë edhe në Ballkan. E ne i presim temperaturat më të larta kryesisht në javën që vjen.

Është shtuar numri i ditëve me temperatura 35-36, që do të thotë qershori në gjithë ditët e veta nuk do të shënojë kurrë 30 që është vlera normale e tij. Të gjitha ditët i ka mbi 30 gradë. Kjo e bën që mesatarja mujore e qershorit t’a bëjë këtë muaj ndër muajt më të nxehtë”, vijoi Porja.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH