Aktualitet

Merrnin para për provimet nga studentët/ Gjykata e Elbasanit merr vendimin për 6 pedagogët e Elbasanit dhe sekserin

Shkruar nga Liberale

Merrnin para për provimet nga studentët/ Gjykata e Elbasanit merr

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 6 pedagogët që merrnin lekë për provime nga studentët, ndërsa është lënë në burg sekseri.

Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri Gazment Hodaj.

Gjatë kontrollove raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

EMRAT E PEDAGOGËVE: 

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme, "detyrim paraqitje"

Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin, "detyrim paraqitje"

Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore, "detyrim paraqitje"

Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës, "detyrim paraqitje"

Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit, "detyrim paraqitje"

Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme, "detyrim paraqitje"

Gazment Hodaj- sekseri

8- Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (E shpallur në kërkim)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH