Policia e kryeqytetit bën me dije se po heton në gjendje të lirë tetë qytetarë, pasi kanë festuar para paraburgimit të Mine Pezës në, aty ku po mbahet i ndaluar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Ky i fundit u arrestua një ditë më parë në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, me urdhër të SPAK.
Sipas policisë, shtetasit e lartpërmendur kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të efektivëve, për t’u larguar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, njofton policia.