
Mbyllet protesta e opozitës, ndërsa është njoftuar se Sali Berisha do të niset drejt Italisë.
Kur kryetari i PD-së mbante fjalimin në podium, militantët nuk nguruan të sulmonin edhe kordonin e Policisë së Shtetit me kapsolla dhe flakadanë.
Nga hedhja e tyre fillimisht u njoftua lëndimi i një efektiveje në gardhin e sigurisë që u ndihmua nga kolegët, por nuk mjaftoi me kaq. Hedhja e lëndëve të tjera piroteknike më pas, ndërsa Berisha nuk e kishte përfunduar ende fjalimin, shkaktoi dëme të tjera.
Gazetari i Report TV informoi se janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë, duke shkuar në total 3 policë të plagosur.