Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, znj. Claire Bazy Malaurie, nëpërmjet së cilës kërkohet opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe deyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.
Më poshtë teksti i letrës drejtuar Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, nga Presidentja e Komisionit të Venecias, znj. Claire Bazy Malaurie. “E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie” Njoftimi për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias. Më poshtë letra drejtuar Kryetares Spiropali dhe link i publikimit të njoftimit.