Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite.
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Pukës.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të sakta mbi magnitudën apo thellësinë e tij, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën.
Nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar nga lëkundja sizmike.