Jorgo Goro vendosi të paraqesë një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest në burg”, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Goro u arrestua me urdhër të SPAK më 23 mars 2024, për dyshime se ka shfrytëzuar detyrën duke tjetërsuar dy prona me sipërfaqe të konsiderueshme në jug të vendit. Ai u kap në një lokal në Dhërmi në prani të disa personave të tjerë.
Përveç Goro-s, masa e “arrestit në burg” është caktuar edhe për Stavri Mehillin, i cili është në kërkim për dyshime se ka përdorur një nga tokat dhe ka kryer vepra penale si “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave, ose formularëve”.
Në tjetërsimin e provave janë përfshirë gjithashtu tre persona të tjerë: Jerasimo Bashi, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bilbil Aliaj, ish-Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë dhe Vezir Gjikoka, jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë. Për ta është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.