Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar sot një qytetar, i cili shtirej si efektiv policie dhe më pas zhvaste shuma parash nga prostitutat.
Burime për mediet bëjnë me dije se i arrestuari fillimisht linte takime me prostitutat e luksit, të njohura si eskorta të cilat i kontaktonte përmes rrjeteve sociale.
Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim për t'i arrestuar. Më pas i kërkonte shuma parash për të mos i prangosur.