Aktualitet

Komisioni anti-korrupsion i Ramës për të mbështetur apo dekurajuar SPAK? Kryedemokrati Basha: Manovër e pastër elektorale e PS-së

Shkruar nga Liberale
Komisioni anti-korrupsion i Ramës për të mbështetur apo

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Kuvendi duhet të shikojë amendamentet e PD.

Gjatë reagimit për mediat nga jashtë Kuvendit, Basha është shprehur se komisioni anti-korrupsion i propozuar nga Rama është një manovër e pastër elektorale.

Ai shton se nëse PS do të mbështesë SPAK-un, ka gati amendamentet e Partisë Demokratike, të cilat qëndrojnë në sirtar prej kohësh.

“Nëse duan të mbështesin SPAK, kanë gati amendamentin e PD. Shqiptarët meritojnë përgjigje pse Rama, kjo qeveri, ky parlament, mban të bllokuar propozimet e PD për të bllokuar SPAK. Kjo mazhorancë, ndryshe nga sa thotë, s’ka interes të mbështetur institucionalisht, financiarisht, strukturën e posaçme, po bën gjithçka për ta dobësuar, për ta intimiduar. Nuk ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse nuk do të ishte korrupsioni i Ramës. SPAK ka lindur si nevojë e korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamendet tona dhe jemi gati të votojmë për të fuqizuar luftën për korrupsionin.

E njëjta gjë për reformën zgjedhore, jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë tre muaj që kanë ndërprerë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Është e qartë që thelbi në luftën kundër korrupsionit, që është vota e qytetarëve, nuk e duan. Edhe imuniteti i deputetëve. I vetmi hall i tyre ishte amnistia penale, ku nxorën të dënuarit për korrupsion. 10 muaj para zgjedhjeve, PS dhe Rama që bashkuan votat për të liruar të dënuarit për korrupsion, nuk kanë asnjë vullnet për të luftuar korrupsion. PD nuk mund të jetë pjesë e kësaj farse. Aty i kanë amendamentet për kodin zgjedhor, për të ofruar zgjedhje të lira, aty e kanë amendamendin për heqjen e imunitetit. Ata rrinë duke bërë shfaqje të shtrenjta, duke i marrë miliona euro shqiptarëve, për të bërë qejf. Shqiptarët meritojnë lirinë e votës, barazinë para ligjit, PD e ka propozuar këtë”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH