Aktualitet

“Kisha para, mora 2 mln € tendera”, përplasen në gjyq Nuredin Dumani dhe Gentjan Sharra

Shkruar nga Liberale

“Kisha para, mora 2 mln € tendera”, përplasen në gjyq

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dëshmuar sërish sot në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”.

Në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të arrestuarit, për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta ka kryer krime të rënda. 

Një ndër ta, Gentjan Sharra, ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani, ai ka pasur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhet të kishte nevojë të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin.

Ndërkohë Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar, pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron.

Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që, pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, që po kontestohet qoftë nga të arrestuarit, por edhe nga avokatët, gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH