Aktualitet

Kërkoi të linte qelinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Shkruar nga Liberale

Kërkoi të linte qelinë, Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave në bregdet.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kreun e Himarës, Jorgo Goro.


Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Himarës, ai ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke tjetërsuar një sipërfaqe tokë nga pronësie e shtetit në pronësi të subjekteve private.

Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Gjithashtu, SPAK ka dyshime se Goro nuk ka deklaruar një banesë në pronësi të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH