Aktualitet

"Jam i pastër si akullore"/ Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale

"Jam i pastër si akullore"/ Shtyhet sërish seanca në

Është shtyrë për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Kjo pasi ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë por është përfaqësuar nga avokati i tij Kameleon Salillari.

Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili.

Kjo ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet.

“Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehuri, dhe duhet të kemi parasysh që gjykimi në Apel ka disa afate të përcaktuar në ligj. Sa i takon avokatëve të tjerë që mungojnë e shikojmë të pajustifikuar”, tha përfaqësuesi i SPAK-ut, Sotir Kllapi.

Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 11 korrik në orën 13:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh u dënuan me nga dy vjet burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe u vendosën në shërbim prove.

Dako i cili prej shkurtit të 2024-ës ndodhet në arrest shtëpie e ankimoi këtë vendim në Apel, duke kërkuar pafajësi

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH