Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit mjekut të njohur neurolog, Ramazan Doka

Shkruar nga Liberale

I jepet lamtumira e fundit mjekut të njohur neurolog, Ramazan Doka

Familjarë, miq dhe të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit  mjekut të njohur Ramazan Doka, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 58-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Qindra qytetarë, miq e kolegë nga Lushnja dhe jo vetëm, iu bashkuan homazheve të organizuara nga bashkia Lushnjë në hollin e Muzeut Historik të këtij qyteti, përpara se trupi i të ndjerit të përcillej për në banesën e fundit.

I jepet lamtumira e fundit mjekut të njohur neurolog, Ramazan Doka

Ramazan Doka konsiderohet një nga personalitet më të rëndësishme në fushën e mjekësisë në qytetin e Lushnjës dhe jo vetëm.

Ai punoi për më shume se tre dekada në sistemin shëndetesor. Kontributi i tij është më së shumti i spikatur në specialitetin e neurologjisë.

Mirëpo mjeku Ramazan Doko ka mbajtur në periudha të ndryshme edhe disa pozicione drejtuese në sektorin e shëndetësisë në nivel lokal dhe rajonal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH