Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva "kyç" gojën para prokurorëve: S'kam lidhje! Do mbillja drogë...

Shkruar nga Liberale

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva

Portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, mësohet se ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë më 17 Janar, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Gjatë bisedës me Portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.

Gjithashtu ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë (dyshohet organizatori i atentatit), ku krahas pranisë së tij me pushime në Shqipëri, ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin drogë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH