Aktualitet

FOTO/ Ka luajtur me Partizanin dhe Dinamon, kush është futbollisti i shpallur në kërkim për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ka luajtur me Partizanin dhe Dinamon, kush është futbollisti i

Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është ish-futbollist i disa ekipeve të kampionatit shqiptar. 

Bëhet fjalë për Romario Tabakun, aktualisht i shpallur në kërkim për ndihmën që i dha autorëve të sulmit.
Romario Tabaku ka luajtur me moshat e Partizanit dhe Dinamos si është aktivizuar me Tërbunin e Pukës, ku ka luajtur në Kupën e Shqipërisë.

Tabaku, sipas policisë, ka transportuar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Sipas Policisë së Tiranës, sulmi ndodhi pasi Mëngjesi kishte fituar gjyqin për pronën e një familjeje në Tiranë, por këta të fundit nuk kishin pranuar t'i shlyenin detyrimet ndaj studios ligjore të avokatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH