Aktualitet

FOTO E DITËS: Tepelena nderon ish-komandantin e bazës ajrore, Fatmir Meçaj, refuzoi të qëllonte civilët në ‘97-n

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Tepelena nderon ish-komandantin e bazës ajrore, Fatmir

Fatmir Meçaj, një ish pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga Bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”.

Meçaj dhe kolegët e tij të asaj periudhe tregojnë se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës, ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundështim me interesat e popullit. Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim te detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Edhe shokët e mi që u ngritën pas meje të njëjtën gjë bënë. Ne na u dha urdhër që të qëllonim në Turan, mbi depot e Turanit, mbi njerëzit që ishin atje duke marrë armatim. Kur pashë që kishte njerëz u ktheva në bazë. Kolegut tim Agim Matraku që u ngrit pas meje i thashë: pashë por nuk pashë gjë” pra nuk duhet të veprosh. Edhe ai të njëjtën gjë bëri.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH