Forcat operacionale nga Drejtoria e Policisë Tiranë kanë bllokuar rrugët kryesore dhe kanë zhvilluar kontrolle në zonën e Fushë-Krujës: Në operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe policia.
Paraprakisht mësohet se operacioni është zhvilluar në Nikël dhe në zonat përreth. Mësohwt se efektivë të shumtë zbarkuan në zonën e Niklës e cila njihet si streha e të shumëkërkuarit Durim Bami dhe personave të tjerë të botës së krimit.
Ky operacion vjen pas një aksioni të fortë të SPAKUT të disa ditëve më parë ku u goditën disa nga grupet me të fuqishme kriminale në vend.
43 urdhër-arreste lëshoi prokuroria e posaçme për personazhet më me ndikim në krimin vendas dhe ende vijojnë kërkimet për ndalimin e shumë prej tyre.
Kontrollet nga RENEA dhe FNSH u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj .
Mes personave të futur në listën e zezë janë Durim Bami dhe vëllai i tij Valteri, personazhe të njohur në zonën e Niklës.
Në fokus janë të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe ata që posedojnë lëndë narkotike.