Aktualitet

Veliaj kërkon të rikthehet në shtëpi, nesër del para Apelit. Zbardhet propozimi i avokatëve të tij

Shkruar nga Liberale

Veliaj kërkon të rikthehet në shtëpi, nesër del para

Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në ambientet e paraburgimit të burgut të Durrësit do të kërkojnë kërkon zëvendësimin e masës me “arrest në shtëpi”. E gjitha në këmbim të një garancie pasurore.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj do të dalë nesër më 9 qershor, para trupës së Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nesër, trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në ambientet e paraburgimit të burgut të Durrësit do të kërkojnë kërkon zëvendësimin e masës me “arrest në shtëpi”. E gjitha në këmbim të një garancie pasurore. Përmes avokatëve të tij, Veliaj do të mundohet që t'i provojë Gjykatës se nuk ka më rrezik që ai të prishë provat, ndaj mund të lirohet. Po ashtu, do të përdorë në favor të tij edhe faktin se ende është kryebashkiak i Tiranës dhe ka detyrime ndaj postit të tij, të cilat mund t'i ushtojë në kushte izolimi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH