Aktualitet

EMRI/ 24-vjeçari humbi jetën duke punuar në gurore, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Shkruar nga Liberale

EMRI/ 24-vjeçari humbi jetën duke punuar në gurore,

Vihet në pranga drejtuesi teknik i gurores në Vlorë, Erald Breganaku, aty  ku humbi jetën ditën një ditë më parë 24-vjeçari Jurgen Veshaj. I riu pononte me skrep në një gurore, kur u dëmtua nga gurët dhe fatkeqësisht humbi jetën.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:

E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.- njofton Policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH