Aktualitet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta anestezisti i njohur shqiptar Mihallaq Prifti

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta anestezisti i njohur shqiptar Mihallaq Prifti

Mjekësia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të përkushtuara dhe të nderuara. Bëhet fjalë për Dr. Mihallaq Prifti, anestezist i njohur në vend, është ndarë nga jeta.

I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e nderuar dhe e dashur nga të gjithë: i qetë, fjalëpak dhe  i përkushtuar ndaj këtij profesioni. Në një kohë kur infrastruktura mjekësore ishte e kufizuar dhe kushtet të vështira, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe konsolidimin e këtij shërbimi për qytetarët.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga kryetari i shoqatës së anestezi-reanimacionit të Shqipërisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e kolegut të tij të hershëm.

“Nje lajm i hidhur ky për ‘largimin’ e një nga kolegët më të hershëm. Një anestezist i përkushtuar, pasionar në profesionin e tij, i aftë dhe shumë human. Një nga zanafillat e anestezisë sonë, model në punë e jetën e tij,” shkruan Shehu.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH