Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte duke punuar, punëtori në Tiranë bie nga kantieri i ndërtimit dhe humb jetën 

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ishte duke punuar, punëtori në Tiranë bie nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek KOdra e Diellit, në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, në një kantier ndërtimi. 

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi me iniciale S. B., 55 vjeç, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH