Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë një nxënës brenda konviktit në Gjirokastër, çfarë dyshon policia?

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Gjendet i pajetë një nxënës brenda

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjirokastër, ku është gjetur i pajetë një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar”. Paraprakisht mësohet se nxënësi 21-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm në ambientet e konviktit të shkollës private.

Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se po flinte, por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të hetuar rrethanat e shkaqet së vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH