Aktualitet

Drejtuesit e mediave ngrenë Komitet të përbashkët, për matjen e audiencës

Shkruar nga Liberale
Drejtuesit e mediave ngrenë Komitet të përbashkët, për

Përfaqësues të televizioneve dhe agjencive te marketingut vendosën të mërkurën përbërjen e Komitetit të Përbashkët të Industrisë.

Mes diskutimeve që kjo strukturë kontrolluese për matjen e shikueshmërisë të jetë funksionale, por sidomos e besueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, Alfred Peza, solli eksperiencat e disa vendeve europiane, duke kujtuar faktin që projektimi i këtij Komiteti duhet të marrë parasysh auditorin tradicional dhe atë digjital.

"Që nga 2019-a, por procesi ka nisur shumë më herët dhe ju e dini se nuk kemi më absolutisht kohë," u shpreh znj. Armela Krasniqi, kryetarja e Autoritetit të Medieve Audiovizive.

Në tryezën e dytë konsultative, përfaqësues të televizioneve të tjera kombëtare e vendore shtruan nevojën e kuotës për televizionet vendore në këtë Komitet.

"Unë mendoj që në vitin 2024 duhet përmbyllur ky proces, ndoshta edhe më shpejt. Në fillimin e sezonit në shtator ai duhet të jetë në operim. Që ne të arrijmë këtë objektiv apo plan mendoj që brenda muajit shkurt duhet ta kemi themeluar," tha drejtori ekzekutiv i televizionit "Klan", Aleksandër Frangaj.

Tryeza miratoi përbërjen me 9 pjesëtarë të Komitetit që do të menaxhojë matjen e shikueshmërisë në Shqipëri sipas formulës radiotelevizioni publik, 3 televizione kombëtare e po aq vendore, si dhe 2 agjenci reklamash.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH