Aktualitet

Bie zjarr në Zvërnec/ Në rrezik nga FLAKËT 2 banesa dhe 1 kishë pranë lagunës së Nartës

Shkruar nga Liberale

Bie zjarr në Zvërnec/  Në rrezik nga FLAKËT 2 banesa dhe 1

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Zvërnec, ku janë duke u djegur shkurre e bimësi.  Raportohet se flakët po rrezikojnë dy banesa dhe një kishë që ndodhet anës lagunës se Nartës.

Mësohet se flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era. 

Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, por dyshohet se mund të jetë zjarrvënie e qëllimshme, një fenomen ky i cili, fatkeqësisht, është përsëritur në disa zona të bregdetit dhe pyjeve në jug të vendit gjatë ditëve të fundit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punohet për lokalizimin e zjarrit.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH