Pak ditë më parë në medie u publikuan disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se "prifti mund të jetë në një lidhje me një burrë tjetër."
Lidhur me këto lajme që që kanë qarkulluar së fundmi, ai ka reaguar ne rrjetet sociale duke thënë se ky është një montazh i një televizioni dhe se bisedat nuk janë të vërteta por atë duan ta shantazhojnë.
Xhufka tha më tej se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.
Në një intervistë për emisionin "People në Euronews Albania", At Nikolla Xhufka përgënjeshtroi bisedat e publikuara në emisionin investigativ dhe pamje video të publikuara që sipas tij janë të krijuara me inteligjencë artificiale.
Ai mohoi se është homoseksual dhe u shpreh sekjo e gjitha sipas tij është një sulm me qëllim që të marrin kishat e Elbasanit dhe të mos lejojnë që në to të këndohet shqip.
“Ata mendojnë se do më trembin me këto shantazhe, kanë menduar se kjo është maja e ajsbergut, që ai mund të trishtohet, mund të heqë dorë. E gjitha për të më larguar nga kisha dhe për të marrë kishën e Elbasanit. Derisa të kem frymën e fundit do luftoj që në kishe të këndohet vetëm shqip”, u shpreh prifti.