Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin për ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë për abuzim me fondet e SASPAC
Të akuzuarit kishin ankimuar vendimin e GJKKO-së, por Apeli nuk ndryshoi masat e sigurisë ndaj tyre, duke lënë pas hekurave ish-ministrin Beqaj dhe financierin e tij, Ermal Kurtulaj.
Arrest në burg:
Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR
Njoftimi i Apelit të GJKKO:
Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ –
Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
Bjona Zijaj – konsulente financiare
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: