Aktualitet

Aksident me vdekje në Sarandë, humb jetën këmbësori që u përplas nga Benzi

Shkruar nga Liberale
Aksident me vdekje në Sarandë, humb jetën këmbësori

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.

Këmbësori 72-vjeçar u përplas nga një “Benz”, që drejtohej nga një 63-vjeçar. Ky i fundit, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, duke përplasur edhe një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, 72-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, 63-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH