Aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin e Dardhë, Korçë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip xhip ka dalë nga rruga. Në mjet dyshohet se kanë qenë 2 persona, një burrë e një grua, të cilët kanë marrë dëmtime.
Gruaja thuhet se ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë aksidentit.