Mediat italiane kanë publikuar shpërthimin e një vajze në rrjetet sociale, e cila kërkonte punë por i është afruar një pagë qesharake. Emanuela, në rrjetet sociale, sipas asaj që raporton “Messaggero”, shkruan: “Mendojnë se jam skllave. Kam 10 vjet që punoj, por nuk e di se çfarë është kontrata”.
Vajza 28 vjeçare deshi të tregojë për eksperiencën e saj, pasi një familje i ofroi të punojë si kujdestare e fëmijëve në Pianura (Napoli) me pagë 1 euro ora.
“Më kanë thirrur të punoj nga e hëna deri të premten nga ora 7.30 deri në 2.30 pasdite, për 350 euro në muaj, në të zezë. Këtu nuk kërkojnë punonjës por skllevër. Më falni por jam seriozisht i indinjuar", është shprehur ajo.
Thirrja e saj është bërë virale dhe është publikuar nga mediat italiane, të cilat veç të tjerave ngrenë shqetësimin rreth pagesës në të zezë.
/Liberale.al/