Aktualitet

Sherri në Elbasan, mbeten të plagosur babai me tre djemtë

Shkruar nga Liberale
Sherri në Elbasan, mbeten të plagosur babai me tre djemtë

Policia e Elbasanit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në këtë qytet në lagjen ‘Visarion Xhuvani’, ku si pasojë e një konflikti në një lokal kanë mbetur të plagosur katër persona.

Në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit janë S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, (i ati me tre djemtë).

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH