Aktualitet

Sherr për shazlonet, një i plagosur rëndë në spital, të tjerët në komisariat

Shkruar nga Liberale
Sherr për shazlonet, një i plagosur rëndë në spital,

Një sherr i nisur për shezllonet në plazh ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, dhe plagosjen e të paktën një personi.

Sherri raportohet se ka ndodhur në zonën e Kune Vain, Lezhë.

Pronar i një biznesi me iniciale A.M është plagosur, teksa është goditur me lopatë në kokë gjatë sherrit. Ai është nisur fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar me inicialet P.D, është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë shoqërimin e personave të tjerë që u përfshinë në konflikt, drejt komisariatit, si dhe po heton mbi shkaqet e këtij konflikti.

Në bregdetin tonë sherret për të kontrolluar bregdetin janë të zakonshme, thuajse në çdo sezon veror dhe fatkeqësisht ngjarjet në disa raste janë shoqëruar edhe me viktima.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
    39%
  • Jo!
    61%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH