Aktualitet

Sherr për motive të dobëta, plagoset me sende të forta 43-vjeçari në Përmet

Shkruar nga Liberale
Sherr për motive të dobëta, plagoset me sende të forta

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Përmet pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH