Prostitucioni i rrugës edhe pse i jashtëligjshëm është një fenomen shumë problematik në vendin tonë. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë disa raste se si gra dhe vajza shesin trupin e tyre në këmbim të parave.
Fillimisht “Stop” tregoi situatën me gratë dhe vajzat në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Por jo vetëm kaq, emisioni investigativ solli këtë të martë pamje të punonjëseve të seksit në qendër të Tiranës, në bulevardin “Zogu i Parë”.
Madje prostitutat, në disa raste edhe transvestitë, thonë se mund të kryejnë raporte seksuale edhe pas Muzeut Historik Kombëtar, një zonë publike dhe shumë e lëvizur nga qytetarët.
Raporti ndodh në rrugë ose në hotel dhe kjo varet nga kërkesat e klientëve ose buxheti i tyre.
https://youtu.be/cb5aGpAnvyU