Aktualitet

Rrezikoi të mbytej/ Vittorio Sgarbi flet pas momenteve të panikut

Shkruar nga Liberale
Rrezikoi të mbytej/ Vittorio Sgarbi flet pas momenteve të panikut

Personaliteti i njohur italian, njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi rrezikoi të mbytej në det teksa tentoi të provonte ujin gjatë qëndrimit në Palasë, por pas momenteve të panikut dhe dallgëve të forta, gjendja e tij është e mirë.

Ndërhyrja me shpejtësi e vajzës së tij, Alba dhe njërit nga rojet e plazhit e shpëtuan. Momentin e panikut Vittorio Sgarbi e ka publikuar në rrjet.

Bashkë me të ndodhej edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili ka postuar pak minuta më parë një video-mesazh, teksa është duke udhëtuar nga Tepelena në Berat në makinë me kritikun italian.

“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar, jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit” tha Leli.

Ndërsa vetë, Vittorio Sgarbi është shprehur: “Cdo gjë është në rregull, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i fortë se më parë. Nuk ndodhi asgjë e rëndë. Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar”. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH