Aktualitet

Rrëshqet masivi i dheut në afërsi të autostradës Tiranë-Elbasan

Shkruar nga Liberale

Rrëshqitje dheu në fshatin Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit.

Rrëshqitja masive e dheut dhe gurëve ka goditur edhe barrierat anësore të autostradës Tiranë- Elbasan duke i dëmtuar.

Përdoruesit e kësaj rruge në afërsi të tunelit, me një distance 150 metra duhet të jenë të kujdesshëm në kalimin e këtij segmenti pasi rëniet e gurëve mund të bien nga çasti në çast.

Rreziku i shembjes së banesave është edhe për tre familje ku ndërtesat e tyre nga kjo rrëshqitje kanë dhënë shenjat e para në çarje të themeleve dhe mureve.

Shkak i rrëshqitjes mund të jenë reshjet e shumta të shiut ose dëmtimi i bazës nga ndërtimi i autostradës. /BW

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH