Aktualitet

Rezart Taçi flet pasi u shpall në kërkim nga SPAK: S’kam bërë pastrim parash

Shkruar nga Liberale
Rezart Taçi flet pasi u shpall në kërkim nga SPAK: S’kam

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga SPAK, që konfirmon se ka një urdhër arresti për të me akuza për pastrim parash. Në një intervistë për “News24” Taçi tha se nuk ka llogari bankare, madje s’ka përfituar asnjëherë para.

Ai u shpreh një mik i tij i kishte telefonuar për ta ndihmuar për të hapur një llogari bankare. Sipas tij bëhet fjalë për një ekonomist italian, që ai e njihte prej 25 vitesh.

Pyetje: SPAK ju akuzon se me ndihmën e kunatit dhe ish-truprojës tuaj për pastrim parash. Cili është komenti juaj?

Taçi: Nuk janë transferuar as kam hapur në llogarinë time. S’kam hapur llogari personale ku kane kaluar këto para. Jam kontaktuar nga një ekonomist profesionit përmes një miku tim. Më është komunikuar që të hapë llogari në një bankë shqiptare. I kam thënë: hap një llogari personale dhe opero sipas ligjeve këtu. Ai ka hapur llogari dhe ka transferuar para. Unë nuk di se ku është produkti i veprës penale. Ku jam informuar unë për një produkt të veprës penale dhe kam bashkëpunuar unë. Unë s’jam as drejtues banke. Është hapur llogaria në mënyrë të rregullt. E një transfertë nga një shteti të huaj, që e di se është Zvicra. Ai ka depozituar para në llogari personale. Unë jam konstatuar për këtë hapje të llogarisë. Unë i kam thënë; hap llogarinë në një nga këto banka. Nëse do i kërkoja favor një banke, kam kërkuar favore nga një mik që të hapej llogaria. S’kam llogari timen dhe as janë para të miat. është një ndihmë njerëzore që i jep dikujt. S’kam asnjë rol që të ndihmoj dikë. Në rastin konkret është një ndihmë që i jap një miku që e njoh që prej 25 vitesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH