Aktualitet

RENEA zbarkon në Vlorë, aksion për kapjen e “të fortëve”

               Publikuar në : 21:50 - 21/01/20 liberale

Drejtoria vendore e policisë së Vlorës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të marte në qytet në një aksion të përqëndruar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Aksioni  është përqëndruar kryesisht në njësitë administrative të qytetit si në fshatin Hoshtimë ku pak ditë më  parë u arrestua një prej 8 më të kërkuarve.

Gjithashtu edhe në fshatra dhe njësi administrative të tjera ku në rrugë operative janë siguruar  informata se mund të strehohen persona të lidhur me krimin.

Teksa në mbrëmje forca të shumta të policisë dhe RENEA janë përqëndruar dhe në lagjet e qytetit ku një prej tyre është dhe lagjia “10 korriku” në Vlorë.

Ndërkohë në lagjet e qytetit ka pasur  kontrolle të automjeteve, kryesisht ato të shtrenjta për të evidentuar personat që i kanë shpëtuar drejtësisë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back