Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit dhe Vlorës. Mësohet se mbrëmjen e sotme janë zhvilluar kontrolle nëpër lokale dhe makina.
Në fokus te ketij aksioni janë persona në kërkim që qarkullojnë me armë ose me lëndë narkotike.
“Panorama.al” mëson se në Vlorë, dy furgona nga Tirana po bëjnë kontrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por dhe nëpër lagje apo bllok pallatesh, ku mendohet se qëndrojnë persona të tillë. Aksioni ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Vlorës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mblodhi një ditë më parë drejtorët e qarqeve ku iu dha direktiva për kontrolle në territor, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë.