Aktualitet

Reforma Zgjedhore, opozita: PS i rrëzoi të gjitha propozimet tona

Shkruar nga Liberale
Reforma Zgjedhore, opozita: PS i rrëzoi të gjitha propozimet tona

Këshilli Politikedhe ditën e sotme nuk ka arritur marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që afati i saj përfundon ditën e nesërme.

Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e Zgjedhores Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në fjalën e tyre janë shprehur se PS-ja ka vetëm një qëllim dhe ajo është vjedhja e votave. Bylykbashi ka theksuar se opozita nuk do të tërhiqet, pavarësisht se deri më tani propozimet e tyre janë refuzuar.

Mazhoranca nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit, është i pamundur përsa i përket çështjeve të administrimit të zgjedhjeve nuk heq dorë vetë mbush kutitë vetë i numëron dhe vetë shpall rezultatin. PS ka vetëm një strategjinë vjedhjen dhe marrja e votave në tavolinë, kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë që të kalojë dhe pa u arritur dakordësia për mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik, përpjekjet e tjera janë për të maskuar atë që thashë më parë detaj që opozita nuk do e lejojë. Të gjithë propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetit të opozitës që për çështje të caktuara të ecet për të gjetur kompromis, por që nuk janë çështje themelore ne jemi përballur me refuzimin e të gjitha çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor”, është shprehur Bylykbashi.

Ndërkohë Vasili ka theksuar se miratimi i reformës zgjedhore është një ndër kushtet e hapjes së negociatave dhe PS-ja nuk mund që ta anashkalojë një gjë të tillë.

“Sot ka vetëm një strategji është e PS që të minojë këtë sistem zgjedhor dhe të rrëmbejë në mënyrë të paligjshme votat, të miratojë në mënyrë të njëanshme votat dhe të bëjë sikur harron që 3 çështjet e mëdha për negociatat janë reforma Zgjedhore, hetimi i krimit elektoral dhe zbatimi i reformës. PS-ja ka vetëm një rrugë të mos pengojë propozimin e opozitës që nuk privilegjon opozitën por vendos në kushte të barabarta të dy palët, dhe i heq mundësinë PS-së që të varrosë reformën zgjedhore. Propozimet e opozitës janë të qarta”, është shprehur Vasili.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH