Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për pagat prej 40 mijë lekë që duhet të marrin punonjësit, pas aplikimit nga ana e punëdhënësve. Në një postim në facebook, Rama shkruan se deri tani është aplikuar për mbi 30 mijë të punësuar dhe se janë mbi 25 mijë të tjerë që duhet të pahuhen.
Kryeministri iu bën sërish apel punëdhënësve që të aplikojnë deri në 5 qershor, pasi nëtë kundërt do të gjobiten. Po ashtu, Rama sqaron se për ata punonjës që nuk do të apliojë punëdhënësi, do të derdhet menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme
Reagimi i plotë
Lajm i mirë: ka kaluar 30 mijëshin numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve? Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!
? Sipas llogarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë edhe afro 25 mijë të tjerë që duhet të paguajmë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s'kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë
Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm! sepse ne do t'u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme❤️
Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre pagat e luftës apo pagën 40 mijë lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona?
*Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës./Gazeta Liberale