Aktualitet

Rama mbron Lleshajn: Nuk është as hetues, as prokuror, por...

Shkruar nga Liberale
Rama mbron Lleshajn: Nuk është as hetues, as prokuror, por...

Kryeministri Edi Rama ia ka dalë në mbrojtje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas deklaratave të opozitës parlamentare për kriminalitetin në vend, duke thënë se ky i fundit nuk është as hetues, as prokuror dhe se policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional.

“Zerimi i vëllavrasjes është një përrallë pa mbret sepse nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zëruar vrasjet. Nuk ka asnjë vend demokrati, edhe vendet më të zhvilluara e më të sofistikuara nuk i kanë zëruar as vrasjet, as trafiqet, as kriminelët, as policët e korruptuar. Nuk i kanë zëruar. Jo shumë larg në kohë por pak kohë më parë drejtori i policisë i një prej vendeve që rankohen më lart prej vitesh, Finlanda me kriminalitet të ulët e korrupsion thuajse zero doli se për vite e vite kishte bashkëpunuar me krimin. Unë besoj që fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm policët që janë arrestuar, janë çuar për hetime penale, janë pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon një fakt si ai që përshkruani ju por tregon të kundërtën, vullnet e angazhim për të luftuar qoftë përballë, qoftë brenda vetes.", u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH