Aktualitet

Rama i ashpër me BE-në: Një luftë e nxehtë po zhvillohet, dy vende janë rrëmbyer

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Bullgarisë, duke e quajtur të turpshëm veton ndaj Maqedonisë së Veriut..

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh pak para fillimit të Samitit të BE-së, se Bullgaria po zvarrit dy vende anëtare të NATO-s nën mbikëqyrjen e vendeve anëtare të unionit.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”, shkruan Rama në Twitter.

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen këtë të hënë në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH