Aktualitet

Qeveria tërhiqet nga projektligji për përgjimet nga policia

Shkruar nga Liberale
Qeveria tërhiqet nga projektligji për përgjimet nga policia

Qeveria është tërhequr nga projektligj që i jepte kompetenca Policisë së Shtetit për të kryer përgjime ambientale në raste të dyshuara për vepra penale apo për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Ndryshimet e reja udhëzojnë policinë të kryejë monitorim dhe ndjekje nga agjentët, por pa përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

"Eshtë rishikuar terminologjia, duke zëvendësuar përgjim ambiental me mbikqyrje dhe kjo besoj e ka adresuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të Komisionit dhe disa përfaqësues të institucioneve", tha Lleshaj.

Një tjetër ndryshim që është propozuar në Komisionin e Sigurisë është dhe kalimi i punonjësve të policisë në struktura shtetërore. Sipas Lleshajt, policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç, një pjesë e tyre mund të transferohen tek Illyrian Guard për të shërbyer në ruajtjen e objekteve apo struktura si hetimi tatimor.

Në rast se lind nevoja, këta punonjës që kanë dalë në pension dhe shërbejnë në struktura shtetërore mund të rikthehen sërish në Policinë e Shtetit.

Ligji ri parashikon heqjen e kompetencave Drejtorit te Përgjitshëm të Policisë së Shtetit. Ai nuk do të ketë mundësi për ndryshime në strukturat e Policisë por vetëm propozim tek ministri Brendshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH