Aktualitet

Punonte në një pallat/ 45-vjeçarin e zë korrenti, përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Punonte në një pallat/ 45-vjeçarin e zë korrenti,

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në Tiranë, pasi e ka zënë korrenti duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, ku shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH